Close

Trajnim: Cilësia

 

Familja ISO 9000 – Menaxhimi i cilësisë

Familja ISO 9000 trajton aspekte të ndryshme të menaxhimit të cilësisë. Standardet ofrojnë udhëzime dhe mjete për kompanitë dhe organizatat të cilat dëshirojnë të sigurojnë që produktet dhe shërbimet e tyre vazhdimisht i përmbushin kërkesat e konsumatorit dhe se cilësia është përmirësuar vazhdimisht.

ISO 9001: 2015 përcakton kriteret për një sistem menaxhimit cilësie dhe është i vetmi standard në familje që mund të certifikohet (edhe pse kjo nuk është një kërkesë). Mund të përdoret nga çdo organizatë, e madhe apo e vogël, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj.

Ky standard bazohet në disa parime të menaxhimit të cilësisë, ndër të tjera përfshin fokusin te konsumatori, motivim dhe përfshirje të menaxhimit të lartë, qasjen nga procesi dhe përmirësimin e vazhdueshëm. Përdorimi i ISO 9001: 2015 ndihmon që konsumatorët të marrin produkte dhe shërbime të qëndrueshme, të cilësisë së lartë, gjë që i sjell përfitime biznesit.

  1. Programet e kualifikimit të ofruara nga EQSC
  • Kërkesat e ISO 9001: 2015
  • Auditor i Brendshëm
  • Auditori kryesor

 

  1. Trajnime të ofruara në partneritet me Quality Austria
  • Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë
  • Përfaqësuesi i Menaxhimit të Cilësisë (fakultativ)
  • Metodat statistikore për vendimmarrje
  • Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë – Menaxhimi i Projekteve
  • Përgatitja për provimin e Menaxherit të Sistemeve të Cilësisë (fakultativ)
  • Provimi: Menaxher i Sistemeve të Cilësisë

 

Për më tepër informacion apo regjistrim në këtë trajnim ju lutem na kontaktoni.