Close

Siguria Ushqimore

Shërbimet nga EQSC

  • ISO 22000:2005
  • HACCP (Codex Alimentarius)
  1. Certifikime
  2. Auditime të shkurtra sipas kërkesave të klientëve

Çfarë është ISO 22000 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore?

Familja e Standardeve Ndërkombëtare ISO 22000 adreson menaxhimin e sigurisë ushqimore. Pasojat e ushqimit jo të sigurt mund të jenë serioze dhe Standardet ISO të menaxhimit të sigurisë ushqimore ndihmojnë organizatat të identifikojnë dhe kontrollojnë kërcënimet e sigurisë ushqimnore. Ndërsa shumë prej produkteve të sotme ushqimore vazhdimisht kapërcejnë kufijtë kombëtare, Standardet Ndërkombëtare nevojiten për të mundësuar sigurinë e zinxhirit global të sigurisë ushqimore. ISO 22000:2005 përcakton kërkesat për një sistem të menaxhimit të sigurisë ushqimore dhe mund të certifikohet. Ai hartëzon atë çfarë i nevojitet të bëjë organizata për të treguar aftësinë e saj për të kontrolluar kërcënimet ndaj sigurisë ushqimore në mënyrë që të garantojë se ushqimi është i sigurt. Ai mund të përdoret nga çdo lloj organizate, pavarësisht madhësisë së saj apo pozicionimit në zinxhirin ushqimor.

Industria globale e ushqimit është nën presion nga një numër i madh standardesh private për sigurinë ushqimore të cilat duhet ti marrin paraysh furnitorët në industrinë ushqimore dhe të certifikohen me to në mënyrë që të mund të shesin produktet e tyre. Rritja e kostove të certifikimit e kombinuar me kërkesat jo fleksible në standarded private detyron rritjen e kostove pa kontribuar në rritjen e sigurisë ushqimore. Si një alternativë ndaj këtyre zhvillimeve, nevojitet një standard i mirë hartuar dhe i respektueshëm siç është ISO 22000.

Kombinimi i ISO 22000 dhe ISO TS 22002-1 njihet nga shumica e operatorëve në tregun global ushqimor, përfshirë edhe GFSI. Në disa vende, autoritetet ushqimore pranojnë ISO 22000 për certifikimin e palëve të treta të operatorëve të biznesit ushqimor. Me rritjen e fokusit në standarded globale, operatorët e biznesit ushqimor do të jenë në gjendje të konkurojnë në planin ndërkombëtar mbi kushte të barabarta.

Në të ardhmen, si autoritetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare si dhe klientët do të fokusohen në integrimin e menaxhimit të sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor, nga ferma në tavolinë, duke përqafuar një qasje të orientuar drejt riskut.

ISO 22000 mund të përdoret nga organizatat në të gjithë zinxhirin ushqimor. Ai krijon një strukturë ideale për vendosjen e principeve, procedurave dhe udhëzuesve të cilët përputhen me zinxhirin ushqimor, ndërkohë që përmirësojnë menaxhimin e kosto-efektivitetit në industri. Për më tepër, ai përmirëson mjetet praktike të nevojshme për menaxhimin e sigurisë ushqimore si një sistem i vetëm koherent.

Cilat janë përfitimet e ISO 22000 Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore?

  • Zbatimi i standardit në të gjithë zinxhirin ushqimor
  • Rrit garancinë në sigurinë e produkteve
  • Dokumentimi i sigurisë ushqimore
  • Vë theksin në parandalim në vend të korrigjimit të garancisë së sigurisë
  • Eficiencë në kontrollin e kostove, që rrezulton nga minimizimi i kërcënimeve në ushqim
  • Zvogëlimi i sasisë së produkteve që janë pa specifikime
  • Zhvillimi i dokumentacioneve për përputhshmërinë ligjore
  • Përdorim më i mirë i burimeve
  • Përmirësimi i imazhit të organizatës
  • Promovimi i tregëtisë së shëndetshme në nivel ndërkombëtar

Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqen www.iso.org, që eshtë edhe faqja zyrtare me burimet më të përditësuara të cilat i përdorim për publikimin e informacioneve tona. .