Close

Siguria & Shëndeti në Punë

Shërbimet nga EQSC

OHSAS 18001:2007                  ISO 45001:2018

  1. Certifikime
  2. Auditime të shkurtra sipas kërkesave të klientëve

Çfarë janë OHSAS 18001 dhe ISO 45001 mbi Menaxhimin e Sigurisë & Shëndetit në Punë?

Një standard i ri ISO, ISO 45001 për menaxhimin e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë, u publikua në 12 Mars 2018, i cili do të zëvendësojë OHSAS 18001.

OHSAS 18001 dhe ISO 45001 janë standarde ndërkombëtare, të cilët parashtrojnë kërkesat për menaxhimin e praktikave të mira të sigurisë dhe shëndetit në punë për çdo organizatë, pavarësisht nga madhësia. Të dy ofrojnë udhëzime që ju ndihmojnë të hartoni dhe ngrini strukturën e kompanisë suaj mbi sigurinë dhe shëndetin në punë – duke ju dhënë mundësinë të sillni të gjithë kontrollin e duhur dhe proceset në një sistem menaxhimi.

ISO 45001 publikohet nga organizata ndërkombëtare ISO (www.iso.org) ndërkohë që OHSAS 18001, publikohet nga BSI (www.bsigroup.com). OHSAS 18001 do të pushojë së ekzistuari, 3 vjet pas hyrjes në fuqi të ISO 45001. Kompanitë do të kenë afat 3 vjeçar për kalimin e Sistemit të tyre të Menaxhimit nga OHSAS 18001, në ISO 45001.

Cilat janë përfitimet nga OHSAS 18001/ISO 45001 Menaxhimi i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë?

  • Krijon kushtet më të mira të punës në gjithë organizatën tuaj
  • Identifikon kërcënimet dhe vendos kontrollin për menaxhimin e tyre
  • Redukton aksidentet dhe sëmundjet në vendin e punës duke minimizuar kostot dhe kohën joproduktive
  • Përfshin dhe motivon stafin me kushte më të mira dhe më të sigurta pune
  • Dëshmon përputhshmëri ndaj klientëve dhe furnitorëve

 

Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqet www.bsigroup.com and www.iso.org, që janë edhe faqet zyrtare dhe burimet më të përditësuara mbi standardet.