Close

Siguria e Trafikut Rrugor

Çfarë është ISO 39001 Menaxhimi i Sigurisë së Trafikut Rrugor?

ISO 39001 është një standard i sistemit të menaxhimit për sigurinë e trafikut rrugor. Standardi është një mjet praktik për qeveritë, operatorët e automjeteve dhe të gjitha organizatat në mbarë botën që duan të reduktojnë vdekjet dhe dëmtimet serioze si pasojë e aksidenteve rrugore. ISO 39001 ju ofron atyre kërkesat e larta për aspekte të sigurisë përfshirë shpejtësinë, kushtet e mjetit dhe vetëdijen e drejtuesit të mjetit (shoferit).

ISO 39001:2012, Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (STR) – Kërkesat me Udhëzuesat për përdorim, shihet si një nga kontributet kryesore të Dekadës së Veprimeve për Sigurinë Rrugore 2011-2020, të Kombeve të Bashkuara (United Nations’ Decade of Action for Road Safety 2011-2020). ISO 39001 do të ndihmojë në të njëjtën mënyrë, si organizatat qeveritare dhe ato të sektorit privat duke mundësuar dhe ofruar një qasje të strukturuar gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë së trafikut rrugor si një plotësues për programet dhe rregulloret ekzistuese. Ai bazohet në qasjen e proceseve, të provuara nga standarde të suksesshme ISO siç janë ISO 9001 për menaxhimin e cilësisë, përfshirë edhe ciklin planifiko-bëj-kontrollo-vepro (plan-do-check-act), dhe një kërkesë për përmirësim të vazhdueshëm.

Standardi i ri parashtron kërkesa të harmonizuara, bazuar në ekspertizën ndërkombëtare të zbatueshme ndaj të gjitha vendeve, për mbështetjen e të gjithë organizatave të sektorëve publikë apo privatë të përfshira në rregullimin, projektimin apo përdorimin e transportit rrugor. Njëkohësisht, ai do të ndihmojë përmes mundësimit të një strukture për kontraktimin dhe komunikimin midis rregullatorëve, prodhuesve të mjeteve rrugore dhe furnitorëve të tyre. ISO 39001 do të jetë e dobishme për organizatat e përfshira në aktivitetet që lidhem me aspekte të ndryshme të sigurisë rrugore sikundër edhe me auditimin e efektshmërisë të programeve mbi sigurinë rrugore, siç janë ato për analizën e “vendeve të pasigurta (black spots)”, apo në mundësimin e mbështetjes financiare apo dhënien e çmimeve për sigurinë rrugore.

Cilat janë përfitimet e ISO 39001 Menaxhimi i Sigurisë së Trafikut Rrugor?

Përfitimet më të dukshme për një organizatë të certifikuar sipas ISO 39001 përfshijnë:

  • Reduktimin e incidenteve të trafikut rrugor
  • Reduktimin e aksidenteve në punë
  • Lehtësimin e ashpërsisë së aksidenteve
  • Reduktimin e kostove funksionale, përmes:
  • Reduktimit të konsumeve
  • Eliminimin e ndëshkimeve/gjobave nga drejtimi i pasigurt i mjetit
  • Reduktimin e kompensimeve si pasojë e aksidenteve
  • Formimin e Kulturës së Sigurisë
  • Përmbushja e kërkesave strategjike të klientëve
  • Kërkime/risi mbi tregun

 

Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqen www.iso.orgqë është edhe faqja zyrtare me burimet më të përditësuara mbi standardet.