Close

Siguria e Informacionit

Çfarë është ISO 27001 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit?

Familja e standardeve ISO 27000 ndihmon organizatat që të mbajnë të sigurta mjetet e informacionit. Përdorimi i kësaj familje të standardeve, do të ndihmojë organizatën tuaj të menaxhojë sigurinë e mjeteve siç janë infromacionet financiare, pasuritë intelektuale, detaje mbi të punësuarit apo informacion i besuar tek ju nga palë të treta. ISO/IEC 27001 është standardi më i mirë i njohur në familje që ofron kërkesa për një sistem të menaxhimit të sigurisë së informacionit (SMSI).

Një Sistem i Menaxhimit i Sigurisë së Informacionit (SMSI) është një qasje sistematike për menaxhimin e informacioneve të ndjeshme të kompanisë në mënyrë që ai të mbetet i sigurt. Ai përfshin njerëz, procese dhe sisteme të IT (Informacionit dhe Teknologjisë) përmes zbatimit të proceseve për menaxhimin e riskut. Ai mund të ndihmojë bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha në çdo sektor, dhe të mbajnë të sigurta mjetet e informacionit.

Cilat janë përfitimet e ISO 27001 Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit?

  • Mbron informacionin (përmes përdorimit të trajnimit të të punësuarve, procedurave të mirë përcaktuara dhe politikave që minimizojmë mundësinë për thyerjen e sigurisë së informacionit)
  • Tregon kredenciale të sigurisë (u tregon klienëtev tuaj se ju interesoheni rreth konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave)
  • Fiton dhe mban klientët (klientët do t’u preferonin ju kundrejt kompanive të tjera sepse ju jeni më të besueshëm)
  • Redukton gabimet & kostot (gabimet dhe kostot do të reduktohen falë procedurave të miratuara dhe të mirë zhvilluara)
  • Rezultatet të matshme & të shkallëzuara (nivelet e sigurisë janë të matshme dhe të shkallëzuara falë sistemeve të raportimit)
  • Rritja e përfitimeve (të qënurit i certifikuar me ISO 27001 do të thotë se ju keni avantazhe krahasuar me kompani të tjera qoftë në prokurimet publike apo ato private)

 

Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqe www.iso.orgqë është edhe faqja zyrtare me burimet më të përditësuara mbi standardet.