Close

Mjedisi dhe Energjia

Shërbimet nga EQSC

  • ISO 14001:2015
  • ISO 50001:2011/2018
  1. Certifikime
  2. Auditime të tjera, sipas kërkesave të klientëve

Çfarë është ISO 14001?

ISO 14001 është një standard i pranuar ndërkombëtarisht që përcakton kërkesat për një sistem menaxhimi mjedisor.

Ai ndihmon organizatat të përmirësojnë performancën e tyre mjedisore përmes përdorimit më efikas të burimeve dhe reduktimit të mbetjeve, duke fituar një avantazh konkurrues dhe besimin e palëve të interesuara. Pra, organizatat që zbatojnë ISO 14001, përfitojnë:

  • Përmirësimin e performancës mjedisore;
  • Përmbushjen e kërkesave të përputhshmërisë;
  • Arritjen e objektivave mjedisorë.

Çfarë synon ISO 14001?

ISO 14001: 2015 është i zbatueshëm për çdo organizatë, pavarësisht nga madhësia, lloji dhe natyra, dhe zbatohet për aspektet mjedisore të aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve që organizata i përcakton se mund ti kontrollojë ose ndikojë duke marrë parasysh perspektivën e ciklit të jetës. ISO 14001: 2015 nuk përcakton kriteret specifike të performancës mjedisore.

Cilat kompani zbatojnë ISO 14001?

ISO 14001: 2015 është i zbatueshëm për çdo organizatë, pavarësisht nga madhësia, lloji dhe natyra, dhe zbatohet për aspektet mjedisore të aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve që organizata i përcakton se mund ti kontrollojë ose ndikojë duke marrë parasysh perspektivën e ciklit të jetës. ISO 14001: 2015 nuk përcakton kriteret specifike të performancës mjedisore.

Çfarë synon ISO 50001?

Qëllimi i standardit specifik të energjisë ISO 50001 konsiston në ngritjen e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmirësuar performancën e energjisë. Ky standard ndihmon në menaxhimin e energjisë për të kontribuar sistematikisht në reduktimin e konsumit të energjisë, kostot e energjisë, emetimet e gazit serrë ose ndikimet e tjera mjedisore. Qasja sistematike zbatohet në menaxhimin e energjisë të organizatës. Bazuar në politikën e energjisë dhe përcaktimin e qëllimeve strategjike dhe operacionale, planet e veprimit planifikohen, zbatohen dhe vlerësohen.

Agjencia austriake e energjisë vlerëson se potencialet mesatare të kursimit të energjisë do të jenë midis 10 dhe 20 për qind. Standardet mund të integrohen në sistemet ekzistuese të menaxhimit të tilla si ISO 9001 dhe ISO 14001.

Cilat kompani zbatojnë ISO 50001?

Në thelb, menaxhimi i energjisë mund të realizohet nga kompani dhe organizata të pavarura nga madhësia apo sektori. Për kompanitë të cilat shpenzojnë më tepër energji, në veçanti, standardi ofron kërkesa sistematike të hollësishme dhe udhëzime për zbatimin e suksesshëm të tij. Sa i përket ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, standardi i drejton ato në menaxhimin e mjedisit me fokus në fushën e energjisë. Sa i përket kompanive me një sistem ekzistues të menaxhimit të mjedisit, standardi mund të kontribuojnë në përqendrimin më të madh në faktorin mjedisor të energjisë.

Pse kompanitë kërkojnë certifikim ISO 14001 dhe ISO 50001?

Ashtu si standardet e tjera të sistemit të menaxhimit ISO, certifikimi sipas ISO 14001 dhe ISO 50001 është i mundur, por jo i detyrueshëm. Disa organizata vendosin të zbatojnë këto standarde vetëm për përfitimet që ofrojnë. Të tjerët vendosin të certifikohen, për të treguar te palët e interesuara, se kanë zbatuar një sistem mjedisor dhe/ose të menaxhimit të energjisë. Kohët e fundit certifikimi ndaj këtyre dy standardeve është bërë një kërkesë për të bërë biznes në shumë rajone ose industri.

 

Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqen www.iso.org, që është edhe faqja zyrtare me burimet më të përditësuara mbi standardet.