Close

Ekselenca

Shërbimet nga EQSC

Modeli i Ekselencës EFQM

  1. Auditime të shkurtra sipas kërkesave të klientëve
  2. Certifikim nga Quality Austria

Si përkufizohet Ekselenca?

Organizatat Ekselente arrijnë dhe mbajnë një nivel të shquar të performancës i cili përmbush apo tejkalon pritshmëritë e të gjithë partnerëve të tyre.

Të gjithë mund të mendojmë për organizata që mund ti njohim si ekselente apo të përsosura. Ato mund të operojnë në mjedise të ndryshme, me pjesëmarrje të partnerëve të ndryshëm, dhe të vijnë në të gjitha format dhe madhësitë por ajo që ata ndajnë si një mendësi të përbashkët bazohet në një numër atributesh dhe mënyra të punës që i veçojnë ata nga turma.

Konceptet themelore të ekselencës/përsosmërisë përshkruajnë themelet për arritjen e ekselencës së qëndrueshme në çdo organizatë. Ato mund të përdoren si baza për përshkrimin e atributeve të një kulture organizacionale ekselente. Ato shërbejnë njëkohësisht si një gjuhë e përbashkët për menaxherët e lartë.

Këto tetë Koncepte janë identifikuar përmes një procesi mjaft rigoroz i cili përfshin benchmarking (standardizimin) në nivel global, kërkimin gjithëpërfshirës për tendenca të zhvillimit të menaxhimit, dhe së fundmi, por jo më pak i rëndësishëm, një sërë intervistash me drejtues të lartë të industrive që ndërthurren të cilët veprojnë në Evropë. Secili nga Konceptet është i rëndësishëm me të drejtën e tij por përfitimi maksimal arrihet kur një organizatë arrin t’i integrojë të gjitha këto në kulturën e saj.

Këto koncepte themelore janë:

Vlera të shtuara për klientët

Organizatat ekselente shtojnë vazhdimisht vlera për klientët e tyre përmes kuptimit, parashikimit dhe përmbushjes së nevojave, pritshmërive dhe mundësive.

Krijimi i një të ardhme të qëndrueshme

Organizatat ekselente kanë një ndikim pozitiv mbi botën rreth tyre përmes rritjes së performancës ndërsa njëkohësisht ndikojnë në zhvillimin e kushteve ekonomike, mjedisore dhe sociale brenda komuniteteve që ata prekin.

Zhvillimi i kapaciteteve të organizatës

Organizatat ekselente rrisin kapacietet e tyre përmes menaxhimit efektiv të ndryshimeve brenda dhe përtej kufijve organizacionalë.

Përdorimi i Kreativitetit & Inovacionit

Organizatat ekselente gjenerojnë vlera të shtuara dhe rrisin nivelet e performancës përmes përmirësimit të vazhduar dhe inovacionit sistematik duke përdorur kreativitetin e partnerëve të tyre.

Udhëheqja me Vizion, Frymëzim & Integritet

Organizatat ekselente kanë lider të cilët projektojnë të ardhmen dhe realizojnë projektet e tyre, duke vepruar si modele për vlerat dhe etikën e organizatës.

Menaxhim me shkathtësi

Organizatat ekselente njihen gjerësisht për aftësinë për të identifikuar dhe përgjigjur me efektivitet dhe eficencë ndaj mundësive dhe kërcënimeve.

Arritja e suksesit përmes talentit të njerëzve

Organizatat ekselente vlerësojnë njerëzit e tyre dhe krijojnë një kulturë të fuqizimit për arritjet si të qëllimeve organizative ashtu edhe ato personale.

Mbështetja e rezultateve të jashtëzakonshme

Organizatat ekselente arrijnë rezultate të qëndrueshme të jashtëzakonshme të cilat përmbushin nevojat afat shkurtra dhe afat gjata të partnerëve të tyre, brenda kontekstit të mjedisit të tyre veprues.

Konceptet Themelore të Ekselencës formojnë bazën për kriteret e Modelit të Ekselencës së EFQM:

Modeli i Ekselencës së EFQM

 

 

 

 

Cilat janë përfitimet: Udhëtimi drejt Ekselencës

Kur përdorni Modelin e Ekselencës EFQM në organizatën tuaj, ju e dini se do të keni përmirësim të performancës, por kjo gjë do të vijë me kalimin e kohës dhe jo brenda një nate. Ju veproni hap pas hapi, funksion pas funksioni, departament pas departamenti, duke përpunuar dhe përmirësuar gjithnjë e më shumë. Ky proces sigurisht që ka pengesa të cilat shfaqen gjatë kohës – si gurrët që kërcejnë nga një pellg me ujë; ju mund të sulmoni këto “zona për përmirësim” përmes projekteve të strukturuara të përmirësimit. Me pas ju mund të kryeni një vlerësim të brendshëm për të parë se sa mirë është zhvilluar projekti juaj i parë dhe se si ka ndikuar ai në performancën tuaj. Dhe ndërsa niveli i ujit ulet, më shumë gurrë dalin në sipërfaqe dhe ju vazhdoni ti trajtoni ato. Ju mundoheni të identifikoni modele rolesh brenda Komunitetit të EFQM dhe të mësoni prej tyre (Vizita të Praktikave të Mira, njohuri të përftuara përmes internetit, webinars). Ju mund të trajnoni njerëzit për tu dhënë mundësi zhvillimi apo për të përshpejtuar më tepër zhvillimin dhe të vendosni shtrirjen e iniciativës tuaj më tej. Në mënyrë progresive, ju përpunoni të gjitha qasjet që janë kritike për strategjinë tuaj dhe performanca juaj përmirësohet me kalimin e kohës. Megjithatë, ky është një udhëtim që nuk përfundon ndonjëherë sepse ju vlerësoni dhe trajtoni në mënyrë të vazhdueshme, në përpjekjet tuaja të palodhura për arritjen e Ekselencës.

 

Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqen www.efqm.org, që është edhe faqja zyrtare me burimet më të përditësuara mbi këtë model.