Close

Shërbimet

Si një pjesëmarrës aktiv në treg, EQSC ofron shërbime në përshtatje me nevojat e klientëve, të cilat përfshijnë shumë sektorë dhe kategori produktesh.

EQSC ndërmerr dy qasje kryesore në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe me vlerë të shtuar për klientit:

  • Qasje e orientuar nga Klienti
  • Qaste e orientuar nga Praktika

Këto qasje mbështeten nga auditorët, trajnerët dhe ekspertët tanë të kualifikuar si dhe nga bashkëpunimi me Quality Austria, organizma të ndryshëm (shoqata, grupime, rrjete), universitete dhe autoritete lokale.

Vizioni i EQSC – Një burim, çdo shërbim. Ofrohet një spektër i gjerë shërbimesh prej Certifikimeve, Auditimeve dhe Trajnime profesionale, për sektorë të ndryshëm. Shërbimet që ofrojmë i përshtatim për çdo lloj organizate nga çdo sektor apo madhësi dhe me nevojat dhe kërkesat individuale të klientit.

Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë përbëjnë bazën kryesore të një zhvillimi afatgjatë për çdo organizatë. Përmes bashkëpunimit me EQSC organizatat kanë mundësinë të optimizojnë nivelin e cilësisë të proceseve të tyre të brendshme:

  • Klient i përmirësuar, përfshirë stafin, besimin dhe kënaqësinë, do të thotë një përmirësim i pozicionit në treg.
  • Njohuritë gjithashtu transferohet direkt tek klientët.
  • Njohja e gjerë që ne kemi mbi disiplinat e menaxhimit siguron se zhvillimet mbi cilësinë, qofshin të tanishme apo në të ardhmen, janë të integruara në sistemet ekzistuese.
  • Motivimi i duhur i personelit ndihmon të  identifikohen burimet dhe proceset potenciale të cilat mund të rrisin eficencën e ecurisë dhe prodhimit.
  • Përmirësimi i besimit dhe kënaqësisë së klientit nënkupton një pozicion më të mirë në treg.

Rezultati i këtij optimizimi do i ndihmojë kompanitë të përfitojnë aftësi të përmirësuara konkurruese, të përqendrohen më tepër në optimizimin e të ardhurave dhe rritjes dhe të përqendrohen në objektivat globale dhe afat-gjata.

Shërbimet Tona:

1. Certifikime për Sistemet e Menaxhimit

Duke përzgjedhur një klient të certifikuar nga EQSC si bashkëpunëtorin tuaj, mund të jeni i sigurt se shërbimi/produkti të cilin do tju ofrojnë do të jetë sipas kërkesave tuaja.

 

2. Auditime sipas kërkesave

Në këtë kategori përfshihen auditime të specializuara, sipas kërkesës, si për shembull: auditim i furnitorëve (Supplier’s audit), auditim sipas standardeve private, etj.

 

3. Trajnime

Për informacion vizitoni faqen tonë të Trajnimeve.

 

EQSC është shoqëruesi juaj drejt suksesit – prej hapave të para drejt arritjes së performancës së synuar.

 

Sigurohuni që certifikimi që kërkoni të jetë i akredituar!